Flash News

KRYESORE

Arsyet e mos-dekretimit të Lleshit, avokati Gjokutaj: Meta ka informacione të klasifikuara

Arsyet e mos-dekretimit të Lleshit, avokati Gjokutaj: Meta ka informacione

Vendimi i Presidentit për mos-dekretimin e Sandër Lleshit dhe për më tepër mos-publikimi i arsyeve kanë ngjaru mjaft dyshime.

Për avokatin Genc Gjokutaj, Presidenti ka marrë informacione të klasifikuara nga SHISH dhe SHIU, ndaj nuk mund t’i ndajë argumentat me opinionin publik.

“Ka një referencë nga Presidenca. Mbi bazën e informacionit nga SHIU dhe SHISH-i. Nëse informacioni i dhënë është i klasifikuar ai nuk mund të bëhet publik nga Presidenti. Unë dyshoj që rasti është i klasifikuar”, pohoi Gjokutaj në ‘Ora Neës’.

Sakaq, në orët e vona të mbrëmjes, zyra e kreut të shtetit u shpreh se Meta është i gatshëm të shkojë në parlament të tregojë pse nuk e dekretoi Lleshin.

Të fundit