Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Bazuar në studime të shumta, konsumi i çajit edhe gjatë verës është një alternativë në vend të pijeve me gaz dhe lëngjeve të frutave të sheqerosura.
Çaji është aleat i shëndetit dhe na ndihmon në luftën kundër shumë sëmundjeve, veçanërisht kundër kolitit, tensionit të lartë dhe nervave.
Avantazhet e kësaj pije të shëndetshme janë me të vërtetë shumë dhe ndihmon për të gjetur ekuilibrin e duhur psikofizik, në të njëjtën kohë edhe për të zgjidhur disa shqetësime të trupit në mënyrë natyrale.
Ndihmon në dobësim
Mbase nuk është receta perfektë për të hequr kilet e tepërta, ama çaji është pija perfektë për të zëvendësuar pije të tjera, sikurse janë pijet me gaz dhe ato të sheqerosura. Por edhe në përzgjedhjen e çajit duhet të tregojmë kujdes, të mos jetë i sheqerosur, që të favorizojë dobësimin dhe të na mbajë të hidratuar.
Mban mendjen shumë aktive
Sipas një studimi të fundit të zhvilluar nga Universiteti Kombëtar i Singaporit, pirja e një filxhani çaj në ditë ndihmon në reduktimin deri në 50% të rënies së aftësisë njohëse, ndërsa te të moshuarit deri në 86%, sidomos te personat që janë të predispozuar gjenetikisht për Alzheimer.
Lufton ftohjen
Nuk janë të rralla rastet kur edhe gjatë verës ftohemi. Për të kaluar këtë gjendje, një alternativë mund të jetë edhe një gotë çaj i ngrohtë, këshillohen çajrat bimore, sidomos çaji i kamomilit i cili ndihmon dhe stimulon sistemin imunitar.
Forcon dhëmbët tuaj
Sipas një studimi të zhvilluar në vitin 2009 dhe publikuar në revistën e Parodontologjisë, antioksidantët e pranishëm te çaji jeshil janë shumë të shëndetshëm për mishrat e dhëmbëve dhe dhëmbët, ndërkohë që një studim paraardhës, i publikuar te revista “Stomatologjia e Përgjithshme” kishte evidentuar se ndryshe nga pijet e gazuara dhe lëngu i portokallit, çaji i gjelbër dhe çaji i zi, kishin një efekt eroziv në dhëmbë të ngjashëm me atë të ujit.
Ul tensionin e gjakut
Një studim i zhvilluar nga Ministria e Agrikulturës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2011, ka zbuluar se çaji i një luleje të madhe ekzotike hibiskus, (Hibiscus), favorizon uljen e tensionit të gjakut veçanërisht te personat para dhe me hipertension të lehtë, një patologji e cila sipas studimeve të shumta prek një në tre persona.