Flash News

KRYESORE

Arsyet përse fëmijët e kanë të nevojshme të marrin Omega 3

Arsyet përse fëmijët e kanë të nevojshme të marrin

Fëmijët, ashtu si edhe të rriturit, kanë nevojë për të marrë sasinë e duhur të Omega 3.

Por, meqenëse dieta e tyre ushqimore nuk është asnjëherë e pasur me Omega 3 në nivelet e duhura, mjekët këshillojnë përdorimin e kapsulave të vajit të peshkut.

Arsyet përse fëmijët tuaj duhet të marrin Omega 3:

Pasuron dietën e tyre ushqimore

Omega-3 gjendet kryesisht tek ushqime të tilla si: salmoni, sardelet, peshku i bardhë, karkalecat, farat chia, etj. Fëmijëve zakonisht nuk ju pëlqen të hanë peshk apo produktet e tjera që përmbajnë Omega-3, ndaj dieta e tyre ushqimore nuk është e pasur.

Ndikon në një jetë më aktive

Mungesa e nivelit të duhur të Omega-3 mund t’i bëjë fëmijët më pasiv dhe jo aq të shëndetshëm. Ndërkohë, me marrjen e nivelit të duhur të Omega-3 sipas moshës së fëmijës, ata do të jenë më aktivë dhe energjikë.

Forcon imunitetin

Nivelet e ulëta të Omega-3 mund të ndikojnë në aftësinë e trupit për të luftuar bakteret apo mikoorganizmat e tjerë të dëmshëm për trupin. Përdorimi i Omega 3 ndihmon në forcimin e imunitetit të fëmijëve tuaj.

Ndihmon në zhvillimin e trurit

Mungesa e nivelit të duhur të Omega-3, të nevojshëm për trupin, mund të ndikojë në ekspozimin e inflamacioneve apo edhe të funksioneve njohëse dhe ndërvepruese. Ndaj Omega 3 ndihmon fëmijët tuaj për një zhvillim normal mendor e fizik.

Të fundit