Flash News

KRYESORE

Arsyet pse iPad Pro nuk e zëvendëson dot një laptop

Arsyet pse iPad Pro nuk e zëvendëson dot një laptop

iPad-ët e fundit të Apple nuk e zëvendësojnë dot një laptop, pavarësisht se Apple vijon t’i promovojë si e ardhmja. Tabletët e rinj iPad Pro kanë procesorë shumë të shpejtë, ekrane të mëdhenj dhe të bukur dhe teknologji të njohjes së fytyrës “Face ID”.

Këtyre iPad-ëve ju mungojnë tre veçori të rëndësishme që i ka çdo laptop:

  • Trackpad ose maus

Sistemi iOS i Apple, i cili gjendet tek iPad dhe iPhone, prej kohësh ka mbështetur tastierat e jashtme, megjithatë kurrë nuk ka mbështetur aksesorët tradicionalë si maus apo trackpad.

  • Mbështetje për disa llogari

Thuajse çdo kompjuter, përfshirë kompjuterat Mac të Apple, kanë ofruar mbështetje për disa llogari, duke iu mundësuar përdoruesve të kenë desktopin dhe skedarët e tyre të ruajtura më vete ku vetëm ata mund t’i aksesojnë.

  • Disa porta

Apple vazhdimisht krenohet me dizajnin minimal të pajisjeve dhe ka eliminuar shumë komponentë për të ruajtur këtë dizajn. iPad-ët e fundit kanë një problem: vetëm një portë të jashtme.

Të fundit