Flash News

KRYESORE

“Arsyet pse opozita e la Parlamentin”, PD i përgjigjet Spiropalit: Një drejtësi e pakapur do hetonte Elisën të parën

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar pas deklaratave të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila ka thënë sipas saj se cilat janë arsyet se pse opozita u largua nga Kuvendi.

Zhupa ka bërë nga një koment për secilën prej arsyeve të dhëna nga Spiropali, duke i shoqëruar me disa foto që e lidhin ministren me tenterat e fituar nga i vëllai i saj.

Postimi i plotë:

Zonja 5 milionë euro e doganave sapo renditi në TV, 3 arsye pse opozita ka dalë nga parlamenti sipas saj.

  1. Ska ekip dhe program tha Elisa.

Ne fakt keta ekip te mire konsiderojne vetem trafikant droge, perdhunues, trafikant femrash apo abuzues me fondet publike si vete zonja ne fjale.

  1. Sondazhet e nxjerrin keq tha Elisa.

S’po iu referohem fare sondazheve te brendshme, por mjafton te shohin ato publike te cilat e nxjerrin opoziten fituese te zgjedhjeve.

  1. Opozita paska frike nga reforma ne drejtesi vuri piken zonja e doganave.

Opozita hoqi dore nga mbrojtja qe i ben mandati i deputetit dhe paska frike!!! Dhe vete Soros ua tha se kane deshtuar dhe gjithcka ne fakt ishte nje loje e Rames per te kontrolluar drejtesine. Nje drejtesi e pakapur do kishte marre ne hetim Elisen te paren, pastaj me rradhe gjithe organizaten e Rilindjes.

Të fundit