Flash News

KRYESORE

“Arta Marku e pafuqishme, priti në paradhomë sa mbaruan kafen Xhafaj-Gjonaj-Ahmetaj”

“Arta Marku e pafuqishme, priti në paradhomë sa mbaruan kafen

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar pas takimit në Ministrinë e Brendshme të tre ministrave me drejtuesit e institucioneve të rëndësishme, përfshirë kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku. Salianji shprehet se Prokurorja e Përgjithshme u thërrit në zyrën e ministrit sikur të ishte vartësja më kokulur e institucionit.

Salianji thekson se pafuqia e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm duket shteruese, përderisa pret në paradhomë të mbarojnë kafen Xhafaj-Gjonaj-Ahmetaj.

Reagimi:

Prokurori i Përgjithshëm që duhet ti bëjë të dridhen nga frika ministra e zyrtarë thërritet në zyrën e ministrit sikur të jetë vartësi me kokulur i institucionit!

Mosbesimi i publikut është legjitim derisa mosndëshkueshmëria është institucion.

U deshën 27 vjet përpjekje, padrejtësi, luftë politike, mosndëshkueshmëri dhe shkelje ligji që me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe votën e gjithë partive politike të votohej reforma në drejtësi.

Reforma që do bënte të mundur shkeputjen e ndikimit politik tek prokuroria dhe gjykatat dhe do fuqizonte institucionet e drejtësisë duke zgjedhur profesionistë me veting!

Sot pafuqia e institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm duket shteruese, përderisa pret në paradhomë të mbarojnë kafen Xhafa-Gjonaj-Ahmetaj.

Shtet i përkohshëm me një qeveri që sillet si e përhershme; sistemi që Edi Rama po ngre në Shqipëri

Të fundit