Flash News

KRYESORE

“Arta Marku është PPP-ja e Ramës. Pse s’përgjigjet për dosjet e zhdukura të ministrave të PS?”

“Arta Marku është PPP-ja e Ramës. Pse

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryeprokurores Arta Marku, të cilën e akuzon se ka zhdukur dosjet e ministrave të mazhorancës.

Paloka kujton se Marku u emërua si Prokurore e Përgjithshme e Përkoshme në kundërshtim me kushtetutën dhe me qëllimin e vetë për të shpëtuar ministrat e korruptuar.

“Do pergjigjet PPP-ja apo ajo vetem firmen ve aty ku i tregojne shenjen?”, pyet Paloka.

Statusi i plotë:

A i ka zhdukur PPP-ja e Rames ne Prokurori dosjet e ministrave dhe kryebashkiakeve socialiste ?Gjate raportimit te Markut ne komisionin e ligjeve , pyetja e pare qe une i drejtova ishte : “A keni dijeni ju ne se prokuroria e krimeve te renda ka patur ne hetim dhe pergjim ministra, deputete dhe funksionare te PS? Çfare eshte bere me ato dosje?”

Pergjigja edhe per kete pyetje si per gjithe te tjerat ishte “NUK E DI”. Pra ajo qe u vu prej Rames , ne kundershtim me Kushtetuten, ne krye te Prokurorise se Pergjithshme e qe u akuzua qe diten e pare nga opozita se po dergohej aty pikerisht per te mbyllur dosjet e ministrave socialiste, “nuk e dinte” ne se kishte dosje te hapura per ministra socialiste...!!!

Po mbasi u pyet ne komisionin e ligjeve, a u interesua te dije ? Dje eshte akuzuar direkt nga lideri i opozites se bashke me te emeruaren e saj ne Prokurorine e Krimeve te Renda i kane zhdukur keto dosje!

Do pergjigjet PPP-ja apo ajo vetem firmen ve aty ku i tregojne shenjen?

Të fundit