Flash News

KRYESORE

Arta Marku i shmanget pyetjes për Adriatik Llallën

Arta Marku i shmanget pyetjes për Adriatik Llallën

E pyetur për punën e paraardhësin e saj Adriatik Llallën, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku i është shmangur pyetjes.

"Nuk është etike, nuk më takon mua që të flas për paraardhësin tim”, tha Marku.

Ndërsa sa i përket hetimit ndaj tij për “pastrim parash”, Marku tha se në dijeni të saj po hetohet dhe se nuk bëhet fjalë për zvarritje të çëshjes por për moskthim përgjigje nga autoritetet gjermane dhe amerikane.

"Në dijeninë time po vazhdon. Nuk mund të them se po zvarritet. Kam dijeni më të madhe pasi letër-porositë kalojnë përmes zyrës së Prokurorisë së Përgjithshme. Di që nuk ka përgjigje nga autoritetet amerikane dhe gjermane të drejtësisë. Nuk është refuzuar informacioni. Priten përgjigjet”, – tha ajo.

Të fundit