Flash News

KRYESORE

Arta Marku prezanton strukturën e re të Prokurorisë, krijohen gjashtë drejori

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku paraqiti ndryshimet në strukturën e Prokurorisë së Përgjithshme gjatë një takimi që zhvilloi me prokurorët dhe drejtorët.

Në njoftim thuhet se ndryshimet janë kryer pas këshillimeve me drejtorët e Drejtorive dhe përputhshmërisht në zbatim të paketës së re të Reformës në Drejtësi.

Në strukturën e re do të jenë gjashtë drejtori.

Ndryshimet në strukturën e re të Prokurorisë së Përgjithshme:

1-Drejtoria Gjyqësore;

2-Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Verifikimit të Integritetit të Personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike;

3-Drejtoria e Përgjimeve të Telekomunikimit dhe Marrëdhënieve me Shërbimet Informative;

4-Drejtoria e Ndihmës për Subjektet e Posaçme, Mbrojtjes së Dëshmitarëve, Inspektimit, Studimeve dhe Projekteve;

5-Drejtoria e Teknologjisë, Informacionit dhe Ekspertizës Kibernetike.

6-Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse.

Të fundit