Flash News

KRYESORE

Arta Marku refuzon të përgjigjet direkt në Kuvend: Deputetët dolën jashtë pritshmërive të mia

Arta Marku refuzon të përgjigjet direkt në Kuvend: Deputetët

Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku ka raportuar në Parlament për gjendjen e kriminalitetit në vend për vitin 2018.

Pasi përfundoi prezantimin, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi e njofton se tre deputetë i kanë adresuar pyetje, lidhur me këtë raport, por Marku refuzoi t’u përgjigjet direkt.

Ajo i kërkoi Ruçit kohë në dispozicion, pasi sipas saj, pyetjet e deputetëve ishin jashtë pritshmërive të saj.

Ruçi: Zonja prokurore ka tre pyetje nga deputetët

Arta Marku: Sapo më vunë në dispozicion pyetjet, deputetet kanë dalë pak jashtë pritshmërive të mia për pyetjet dhe do më duhet 5 min kohë.

Ruçi: Patjetër, merrni kohën që doni

Marku: Besoj 10 minuta do më duhet

Të fundit