Flash News

KRYESORE

Arta Marku transferon në Pogradec prokurorin që po heton Tahirin

Arta Marku transferon në Pogradec prokurorin që po heton Tahirin

Kryeprokurorja Arta Marku ka firmosur sot disa lëvizje në nivel prokurorësh. Mësohet se tre prokurorë të Krimeve të Rënda janë transferuar në prokuroritë e rretheve.

Besim Hajdarmataj, prokurori i cili heton dosjen e Saimir Tahirit, është transferuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Pogradecit.

Transferimi i Hajdarmataj vjen në një moment ku pak ditë më parë erdhi përgjigja nga autoritetet e Malit të Zi sa i takon Saimir Tahirit.

Ndërkohë, po me firmën e Arta Markut, prokuroria Sonila Muhametaj është transferuar nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Pukës ndërsa edhe prokurori Olsian Çela u transferua në Prokurorinë e Beratit.

 

Të fundit