Flash News

KRYESORE

Arta Marku vizitë ‘blic’ në Elbasan, takon në hotel një grup të vogël prokurorësh

Arta Marku vizitë ‘blic’ në Elbasan, takon në hotel

Kryeprokurorja Arta Marku ka zhvilluar sot një takim të paparalajmëruar në qytetin e Elbasanit. Ky është takimi i dytë i Markut në Elbasan brenda dy javësh, pas atij në Prokurori, më 7 shkurt.

Raportohet se Marku është takuar me një grup të vogël prokurorësh në hotel ‘Skampa’, ku i pranishëm ishte edhe drejtuesi Ardjan Nezha.

Tema e diskutimit nuk është bërë e ditur, gjithsesi, problematikat kryesore të Elbasanit janë kalimi i heroinës dhe kokainës, si dhe aktiviteti i rënduar i grupeve kriminale.

Të fundit