Flash News

KRYESORE

Artan Fuga kritika për bashkinë e Tiranës: A keni turp apo e hani me bukë çdo mëngjes?

Artan Fuga kritika për bashkinë e Tiranës: A keni turp apo e hani

Akademiku Artan Fuga ka kritikuar bashkinë e Tiranës, e drejtuar nga Erion Veliaj, për shkak të mungesës së strategjisë për rrugët, parkingjet, veturat dhe transportin. Fuga thotë se qarkullimi në qytet është në nivele të këqija dhe bashkia ka dështuar totalisht. Ai kërkon reflektim nga ky institucion që po u vështirëson jetën qytetarëve.

“O bashkia Tiranë, po a keni turp apo e hani me bukë çdo mëngjes? Qarkullimi për ibret në qytet, në hyrje, në unaza, në rrugët kryesore. Keni dështuar komplet. Po a keni strategji për rrugët, parkinget, veturat, transportin, apo dokrra, dokrra, dokrra. Po na mbytet me stres, ndotje, kohë të humbur, gërvishtje. Na vjen për të vjellë në qytetin tonë për fajin tuaj. Borxh ua kemi? Po na grritë nga lekët. Dështim total. Keni matur shpejtësinë mesatare? 2 km në orë mo në qytet. Thirrini mo mendjes ku ta keni”, shkruan Fuga.

Diferencoi qytetarët e Tiranës, reagime të shumta kundër Erion Veliajt: Kërkon të bëjë bashkëfajtor 800 mijë njerëz

Të fundit