Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Na hyn si shiu i vjeshtes në këpucë, propagandë politike më shumë se në kohët e totalitarizmit

Artan Fuga: Na hyn si shiu i vjeshtes në këpucë, propagandë

Akademiku Artan Fuga përmes nja statusi në facebook na paraqet disa fakte të hidhura në lidhje me mjedisin e infektuar  propagandistik në të cilin jetojmë sot.

Sipas tij nga matjet e bëra të kërkuesve shkencorë në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit, kanë dale në rezultatin se në çdo 5 seconda të transmetimeve televizive, audienca infektohet me 1 secondë infomacion të politizuar.

“Nga matjet e bëra nga ekipi shumë profesional i kërkuesve shkencorë të departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në UT, rezulton pa asnjë dyshim se në cdo 5 sekonda transmetime televizive të marra në tërësinë e televizioneve shqiptare, audienca merr pas qafe 1 sekondë informacion politik të politizuar”, thotë ai.

 

Statusi i plotë:

Jetojmë në një mjedis të infektuar me propagandë politike shumë më tepër sesa në kohën e totalitarizmit!

Nga matjet e bëra nga ekipi shumë profesional i kërkuesve shkencorë të departamentit të gazetarisë dhe komunikimit në UT, rezulton pa asnjë dyshim se në cdo 5 sekonda transmetime televizive të marra në tërësinë e televizioneve shqiptare, audienca merr pas qafe 1 sekondë informacion politik të politizuar!

Ja! Sa të thoni 1,2,3,4,5, ndërkohë që merrni informacione mbi aktualitetin në televizion, keni një sekondë propagandë politike që ju troket trurin!

Gjatë gjithë ditës!

Disa herë në ditë!

Kudo që të ndodhet, në mjedis shtëpie, dhome, apo kafeneje!

E kuptoni se në çfarë smogu propagande politike jetojmë?

E kuptoni se përse nuk ka lëvizje qytetare të pavarura nga politika?

E kuptoni se dalja nga totalitarizmi nuk është dalje nga propaganda totalizuese?

E kuptoni tani se përse na duket vetja si deputetë, ministra, sekretarë partish që gjithë ditën na vete gjuha te politika e servirur si buldozer që shtyp asfalt?

E kuptoni tani se përse publiku nuk ushqehet me informacione shkencore, objektive, profesionale por me propaganda partiake?

E kuptoni pse jemi mpirë, pse jemi anestezuar, pse nuk arrijmë të mendojmë me mendjen tonë?

E kuptoni tani pse jemi zhytur në një oqean propagande politike e cila na hyn si shiu i vjeshtës, në këpucë, në të brenhdshmet e veshjeve tona, në vesh, na qull kokën, na rrjedh në qafë deri në kurriz, deri në çorape?

 

Të fundit