Flash News

E-TJERA

Artan Fuga vetëofrohet për zgjidhjen e krizës PS-PD: Do kënaqen të dyja palët

Artan Fuga vetëofrohet për zgjidhjen e krizës PS-PD: Do

Akademiku Artan Fuga është vetëofruar sot për zgjidhjen e krizës politike që ka mbërthyer vendin për më shumë se një muaj. Me anë të një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Fuga shprehet se ekziston zgjidhja për krijimin e një qeverie të re, që do të kënaqte të dyja palët dhe do garantonte zgjedhje të lira.

Sipas Fugës, kriza politike është më së pari krizë logjike dhe zgjidhja duhet të mendohet me logjika të tipit ‘continuum’ dhe jo të tipit ‘aristotelian’. Ai deklaron se është i gatshëm si universitar të japë zgjidhje për këtë krizë.

Reagimi i Artan Fugës:

Kriza politike si krize logjike!

Zgjidhje e krizes per zgjedhjet te lira?

Duhet nje qeveri dhe ligj zgjedhor qe te mos plotesonte as ndonje ender opozitare per t'i marre zgjedhjet ne tavoline qysh me pare, dhe poashtu te mos lejonte forcat qeveritare te benin pression mbi gjyhnaqaret per t'ua marre votat si perhere me perdhune.

Eshte e mundur? Po, si jo! Krejtesisht!

Me nje fjale duhet nje qeveri qe edhe opozita te thote per te se eshte teknike, pra se ja arritur qellimit, dhe shumica te thote hohoho, nuk ceduam para kerkeses per qeveri teknike, pra qeveria e re qe do te vije nuk eshte teknike.

À eshte e mundur?

Krejtesisht e mundur!

Por kerkon te mendohet me logjika te tipit continuum dhe jo te tipit aristotelian, me pole logjike perjashtuese.

Por keto logjika continuum universitetet shqiptare nuk i njohin, tradita jo e jo, politika eshte larg tyre.

Po thoni o njerez se ju ndihmojme ne universitar, ua japim zgjidhjen gati ne tavoline, pse robtoheni, robtoni Shqiperine, na lodhni kot!

Mos hezitoni a derebardhe!

Kriza politike eshte me se pari krize logjike!

Të fundit