Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Dy kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Artan Hoxha: Dy kushtet e Balilit për t’u vetëdorëzuar

Gazetari Artan Hoxha ka treguar se Klement Balili ka pasur dy kushte për t’u vetëdorëzuar.

Në emisionin “Top Talk”, Hoxha tha se Balili negocioi me policinë që në procesverbal të shënohej vetëdorëzim dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor.

“Në fakt është shumë e rëndësishme që tashmë njëri prej njerëzve më të kërkuar në Shqipëri, është tashmë para drejtësisë, ashtu siç e tha edhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Klement Balili u vetë-dorëzua, pasi negocioi dhe mori miratimin për plotësimin e dy kushteve, shënimin në procesverbal se po vetë-dorëzohet dhe garancinë për një proces të drejtë gjyqësor”, tha Hoxha.

Të fundit