Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Artan Hoxha e thotë publikisht: Ky është personi që i dërgoi Berishës videon e drogës në Babicë
Gazetari Artan Hoxha, u pyet në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nga i merr informacionet ish-kryeministri Sali Berisha, bazuar këtu dhe te videoja e fundit ku u kap 1 ton drogë në Babicë. Videoja së pari u ppublikua nga Sali Berisha.
Gazetari hodhi dyshime se videon që publikoi Berisha, si denoncim i qytetarit dixhital për tonelatat e drogës në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, Besim Hajdarmataj.
“Kush e nxorri videon në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e lmuan. Prokurori që ka dosjen e Tahirit është Besim Hadarmataj dhe ka hetuar 150 vrasje në Tropojë dhe s’ka asnjë të arrestuar. Ai tani po arreston Saimir Tahirin”, u shpreh Hoxha.
Megjithatë ky mbetet vetëm një dyshim i Hoxhës.