Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Artan Hoxha flet për herë të parë për frikën nga mafia: Nëse me vrasin, ta bëjnë me kallash ose bombë
Gazetari Artan Hoxha ka folur për herë të parë për frikën se jeta e tij rrezikohet nga mafia, të cilën ai e denoncon në media. Gjithsesi, në reportazhin e publikuar nga revista gjermane ‘Stern’, Hoxha thekson se nuk vuan nga paranoja, ndonëse nuk mohon se ruhet gjithnjë.
Në këtë pjesë të artikullit, të përkthyer nga ‘Dialogplus’, Hoxha thotë se nëse një ditë e vrasin, dëshiron që ta bëjnë me kallash ose me autobombë, të jetë diçka e shpejtë. Ai flet edhe për mënyrën se si veprojnë klanet mafioze shqiptare dhe pse janë të ndryshme nga ato të shteteve të tjera.
Pjesë nga artikulli i ‘Stern’:
Përherë në mëngjes kur Artan Hoxha çapitet në banjë për t’i larë dhëmbët, ai së pari shikon nëse poshtë në oborr po presin vrasësit. Hoxha shikon përmes perdeve të banesës së tij në katin e shtatë, hedh shikimin në rrugicën me akacie, e cila shkëlqen nga drita, sheh kafenetë me çadrat shumëngjyrëshe të diellit, dhe nganjëherë, gjatë ditëve të mërzitshme, Hoxha pyet veten se si do ta kryejë atë punë maa. Hoxha dëshiron që ta bëjnë me kallashnikov. Apo me një autobombë. Sidoqoftë me diçka të shpejtë. «Bum, cak, dhe pastaj s’do të jem më».
Jeta e këtij njeriu trupshkurtër është në rrezik, sepse ai moderon një shou televiziv. Emisioni quhet «Xhungël» dhe merret me një temë për të cilën në Shqipëri është më mirë të heshtësh: maa. Sapo të ndizen kamerat, gazetari hulumtues ia llon, godet politikanët e korruptuar, zbulon rrugët e kontrabandës, përmend emra kartelesh dhe të bosëve të drogës. Një shou i një njeriu. Me gjasë më i pazakonshëm se fakti që Hoxha et është se ai ende jeton.
Kartelet shqiptare janë ndër më famëkëqijat në botë. Në tregun europian të drogës ato viteve të fundit janë bërë gjithnjë e më të fuqishme. Sepse biznesi me drogë po lulëzon dhe ndërsa gjithnjë e më shumë mall arrin në kontinent, ndërsa hetuesit e drogës konskojnë sasi rekorde, shqiptarët synojnë të marrin kontrollin – edhe në Gjermani.
Për këtë rrëfen ky artikull. Për një vend të vogël, në të cilin sundon maa dhe për një vend të madh që pothuaj s’po gjen mjete për të luftuar atë. Ky artikull et për gazetarin Hoxha, i cili ndjek bosin e maas Balilin. Për një vrasës në kërkim. Dhe për dy gjermanë, një polic i zemëruar dhe një punëtor social, i cili për pak vdiq. Hoxha thotë: «Gjermani, të kesh kujdes».
…Kafeneja në Tiranë të cilën ai e ka zgjedhur në këtë ditë i takon një të njohuri. Hoxha ka zënë vend afër daljes anësore, me fytyrë nga dera. Nëse vrasësit vijnë, atij do t’i mbesnin disa sekonda për t’ia mbathur. Hoxha nuk vuan nga paranoja. Kërcënimin e fundit me vrasje e ka marrë para disa orësh. Ai përkulet dhe me zë të ulët thotë: «Kemi të bëjmë me prodhimet më të suksesshme të eksportit të Shqipërisë: drogë dhe dhunë».
19 vjet Hoxha ka hulumtuar mbi klanet shqiptare, ka takuar informatorë dhe policë, politikanë dhe trakantë. Gjatë hulumtimeve të tij është kidnapuar, fyer dhe ndjekur.
Në Shqipëri qarkullojnë shumë legjenda se si Hoxha ia ka dalë të mbijetojë. Disa thonë se Hoxha vetë është pjesë e maes dhe i angazhuar nga njëri kartel për të dëmtuar tjetrin. Të tjerët thonë se Hoxha mbrohet nga CIA. Vetë Hoxha qeshet dhe thotë: «Sa më vështirë që e kanë të më vlerësojnë, aq më të mira janë shanset e mia për të mbijetuar».
Sipas Hoxhës janë tri arsye kryesore që e kanë bërë të mundshme ngritjen e maes.
Së pari: struktura e klaneve.
Së dyti: pozita gjeograke e Shqipërisë.
Së treti: politika.
«Është si në serë – nëse klima është e përshtatshme, atëherë lulëzon», thotë ai dhe në një letër shkruan me laps numrin 20. Kaq klane të mëdha me lidhje në botën e jashtme mendohet se ekzistojnë në Shqipëri. Ato veprojnë të shtyra nga familjet e fuqishme, të përkrahura nga një rrjet vëllezërish, xhaxhallarësh dhe kushërinjsh. Në rrethin e ngushtë nuk zgjidhesh, por lind. Përmes kësaj bërthame klanet shqiptare sa i përket numrit të burrave janë më të vogla se njësitë e mëdha italiane të maas së Cosa Nostras dhe ‘Ndranghetas. Njëkohësisht kjo i bën ato imune ndaj tradhtisë dhe shkatërrimit. «Te italianët vendosë kumbara si një diktator, këtu (te shqiptarët) sundon rrjeti. Nëse e heq qafe njërin vëlla, vjen tjetri», thotë Hoxha.