Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Llalla lëvizte me super eskortë policie

Artan Hoxha: Llalla lëvizte me super eskortë policie

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje sa i takon sigurisë me të cilën lëvizjet Adriatik Llalla në kohën kur ishte kryeprokurorë.

Hoxha tha se Llalla lëvizte më një super eskortë policore me arsyetim se ishte i kërcënuar. Por gazetari ngriti dyshime mbi këtë qëndrim pasi sipas tij Llalla nuk çoi në burg ndonjë bandë të rrezikshme që të ndjehej i rrezikuar.

“Është hequr vendndodhja e truproja që qëndronte tek shtëpia e Llallës. Përsa kohë ishte në detyrë qëndroi me super eskortë policore duke thënë më kërcënojnë kriminelët. Cilën bandë kriminale çoi në burg ai, vetëm po çoi ndonjë bandë muzikore”, u shpreh ndër të tjerash gazetari Hoxha duke shtuar se është hequr edhe vendndodhja e truproja që qëndronte tek shtëpia e Llallës.

Të fundit