Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Artan Hoxha për kryeprokurorin: Kush është kandidati më potencial
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, komentoi zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Ai deklaroi se dy janë konkurrentët më potencial, duke përmendur Ferdinant Elezin dhe Arta Markun.
Sipas tij situata e sotme ndryshon nga ajo me Llallën pasi monitorohet nga ndërkombëtarët.
“Mes kandidatëve mendoj se ka persona me integritet dhe që e përmbushin këtë detyrë. Secili prej këtyre kandidatëve që të hyjë në Kuvend, duhet të ketë firmat e 28 deputetëve, dhe një deputet s’mund të vendosë dy emra.
Njëri prej tyre do bjerë pa hyrë në parlament pasi nuk plotëson këtë numër. Pavarësisht se kush do të jetë prokurori i ri i përkohshëm situata është ndryshe nga koha me Llallën, pasi situata monitorohet nga ndërkombëtarët.
Në pamje të parë për mua janë Arta Marku, kryeprokurorja e Shkodrës, meqënëse është edhe femër, një femër është më pak e përfshirë në interefernca politike, por edhe Ferdinand Elezi, por të hënën do të vendoset mandati i ri i kryeprokurorit të përkohshëm, pa votat e opozitës.
Ashtu ndodhi edhe me Llallën, ishte propozim i LSI-së dhe u mbështet nga qeveria e PD në atë kohë,” tha Hoxha.