Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Pse dorëheqja e Saimir Tahirit i shërbeu Edi Ramës

Artan Hoxha: Pse dorëheqja e Saimir Tahirit i shërbeu Edi Ramës

Gazetari Artan Hoxha dorëheqjen nga mandati i deputetit të Saimir Tahirit, e sheh si lehtësim për shumë persona, të cilët sipas tij, më herët ishin nën presion, nisur nga Edi Rama.  Hoxha tregoi dhe variantin tjetër, që sipas tij ekziston për dorëheqjen e Tahirit.

‘Dorëheqja e Tahirit i ka shërbyer personave që  kanë qenë nën presion, nisur nga Edi Rama. Tani është variant tjetër që kjo dorëheqje është bërë me marrëveshje. Kam një pikëpyetje të madhe. Saimiri është i dënuar moralisht, mediatikisht por nuk kemi një vendim penal. Nuk më janë dukur të besueshme provat që kishte Prokuroria”, u shpreh gazetari.

Më tej, Hoxha shprehet se dhe më herët ka patur raste përgjimesh të ministrave e presidentëve dhe nuk është bërë asgjë.

“A do të kemi ish-ministra që do të mbajnë përgjegjësi? Do ta luftojmë deri në fund korrupsionin apo do të jetë Tahiri ‘koka e turkut’?”, u shpreh më tej Hoxha, teksa shton se do që Tahiri të penalizohet me prova.

Të fundit