Flash News
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Artan Hoxha publikon disa letra: Nuhu kërkon azil politik. Replikon nënkomisari: Nxirr deklarimin tek SHKB
Gazetari Artan Hoxha po përpiqet prej dy ditësh të konfirmojë sipas mënyrës së tij se nënkomisar Emiljano Nuhu nuk është i vërtetë në denoncimin që bëri për historinë ku është përfshirë Rexhep Rraja, djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja.
Nuhu deklaroi në një intervistë për ‘Shijak Tv’ se vajza e quajtur Xhisiela është përdhunuar dhe goditur nga Rexhepi, por pasi kanë nisur hetimet ndaj këtij të fundit, nënkomisari është kërcënuar me pistoletë nga xhaxhai i autorit, në prani të deputetit Rraja dhe kolegut të tij Taulant Balla.
Gazetari Hoxha publikon disa letra ku pretendon se midis Nuhut dhe vajzës nuk ka patur kontakt deri më datë 27 korrik, ndërkohë që nënkomisari pretendon se kërcënimi në komisariat nga zyrtarët e PS ka ndodhur më 21 korrik.
Vetë Emiljano Nuhu ka replikuar në statusin e Hoxhës dhe kërkon prej tij që të publikojë dëshminë e vajzës dhënë për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm.
"Artan Hoxha, më datë 20.07.2018, Xhisiela ka shkuar në komisariatin nr.3 për të dhënë kallëzim dhe nuk i është marrë në këtë datë pas ndëryrjes të personave që kam përmendur. Më datë 21.07.2018, Xhisiela ka shkuar përsëri në komisariatin nr.3, këtë herë i është marrë kallëzimi nga komisariati nr.3 dhe është deleguar në komisariatin e Krujës. Më datë 21.07.2018, unë nuk e kam thirrur Xhisielën pasi kisha punë vetëm me shtetasin e kallëzuar Rexhep Rraja. Dhe Xhisielën e ka sjellë nëkomisarit Rexhepi më të tjeret që t’i kam përmendur, kontakti i parë i imi me Xhisielën ishte më datë 27.7.2018, pasi mora përsëri dosjen për të vazhduar hetimet. Dhe i kam shpjeguar tek kërkesa që i kam dërguar instuticioneve, lexoje me kujdes mos u merr me përgënjeshtrime pa vlerë. Nxirre deklarimin që ka dhënë tek SHKB Xhisiela. Aty do ta kuptosh si kanë rrjedhur ngjarjet. Por ju bëj me dije se keni të gjitha instrumentet e shtetit në dorë dhe po i përdorni për të rregulluar punët e politikës. Dhe më datë 21.07.2018, unë nuk e zbatova dot ligjin se mu vendos pistoleta në kokë, dhe më datë 21.07.2018, veprimet i bëri oficer G.Çitozi, edhe njëherë lexoje me kujdes atë që kam shkruar dhe sa do t’i rregulloni gjerat, nuk i mbulon dot. Pavarësisht që unë jam i vetëm kundër një ushtrie me pushtet. Por luftën do ta fitoj se kam Zotin dëshmitar."