Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha rrëfen ‘bisedën’ me Xhafajn: Kujdes me “çunat e hashashit”, do i hapësh punë vetes

Artan Hoxha rrëfen ‘bisedën’ me Xhafajn: Kujdes me

Gazetari Artan Hoxha ka komentuar shkarkimin nga detyra të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, pas marrëveshjes së arritur mes PS dhe PD.

Hoxha pretendon për një bisedë të zhvilluar me ministrin Xhafaj, të cilit i kishte thënë që të mos i lëvizte nga detyra “çunat e hashashit” pasi do i hapte punë vetes. Por ministri nuk e dëgjoi këshillën e gazetarit dhe tashmë e gjen vetes jashtë detyrës që mori vetëm pak muaj më parë.

Reagimi i Artan Hoxhës:

Dhe i pata thene atij Xhafes, para se te ndryshonte gjithe drejtoret e policise dhe shefat e komisariateve, "gjoja" se ishin implikuar apo kishin lejuar mbjelljen e canabisit vitin e shkuar...

Mos o derman, mos i levis "cunat e hashashit" se do i hapesh pune vetes.

Po pse do thoni ju, degjonte ai?!!! Jo qe jo. Naaaa, kokengjeshur!!!!

Me nje te rene te lapsit i hoqi nja 90 drejtues me te larte te policise, nga qendra ne rrethe.

"Jam trim,- me tha- nuk pyes njeri une. Do e shperbej gjithe kartelin e kanabisit nga policia deri te bandat neper sera e tunele".

E me t'ju sul, nuk la tunele, magazina e hangare pa goditur. C'ti dilte perpara. Ore sikur e zuri hashashi, te them!!!

Vetem Pagria ne Permet ishte 12 tone kanabis i paketuar.

Gjynah re gjynah, gjithe ai mall, gjithe ai leke, gjithe ajo pune. Po cohet dem 12 tone hashash more Fatmir?!!!

Ti qofsh, te pata thene! S'me degjove! Ja tani c'te gjeti!!!!

Te vjen Luli me Republiken e Re, qe do ua bente rrup-sup narkotrafikanteve, e te fluturon me gjithe "cunat e hashashit" qe hoqe dhe me dhjetra tone mall qe kape per dy muaj.

Ik o Fatmir, ik. Mos ki pishman, ti e bere tenden. Capo dei capi tu lut per minister i brendshem, po ai te shiti te "antikanabistet" e Republikes se Re.

Ne ke lene ndonje saksi me karafila ne zyre, mos u merzit. Do kujdesen "cunat e hashashit" tia mbjellin ate vietnamezen tremujorshe ketij ministrit te ri teknik....

Të fundit