Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Artan Hoxha: Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet terroriste
Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Shqipëria është e rrezikuar nga sulmet terroriste. Kjo gjendje do të vazhdojë deri sa MEK dhe muxhahedinët iranianë do të qëndrojnë në vendin tonë.
“Asnjëherë regjimi iranian nuk do të heqë dorë nga goditja dhe asgjësimi i asaj organizate. Pastaj nuk e di nëse në Iran do ndryshojë regjimi, që edhe Shqipëria të shpëtojë. Duhet të them edhe këtë që shërbimet iraniane, ndryshe nga të tjerat kanë bërë goditje selektive, pra kanë goditur elementë të përcaktuar, nuk kanë vendosur një bombë për të krijuar terror.
Shqiptarët janë dëm anësor, sepse objektiv i tyre është MEK, dhe ky i fundit është i vendosur në Shqipëri dhe t’i nuk i shmang dot shqiptarët sido që të jetë. Dua të theksoj që shërbimet iraniane këto vitet e fundit ja kanë dalë në 4 raste që të asgjësojnë drejtues të lartë të MEK. Në Shqipëri ka pasur vetëm tentativa , por pa sukses për ta.”, tha Hoxha në emisionin Top Talk.
Gjithashtu ai shtoi se terroristët e shpallur në kërkim kanë ardhur në vendin tonë dhe kanë studiuar terrenin, kanë marrë informacione për lëvizjet e objektivave që të bëjnë goditjen. Ai nuk e përjashton bashkëpunimin me krimin e organizuar për bazën logjistike,që të mos lënë gjurmë.