Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Artan Hoxha: Shtohen parcelat me kanabis, bota e krimit e fuqizuar
Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Top Show” është shprehur se situata në të cilën ndodhet vendi, është një periudhë e artë për botën e krimit. Sipas tij, kriza e tejzagjatur politike ka bërë që policia të fokusohet më shumë në protesta dhe jo në ndjekjen e personave në shkelje të ligjit.
“Është situata më e artë për botën e krimin. Policia është zënë me protestat dhe mitingjet. E dini që parcelat me kanabis janë shtuar. Që nga marsi deri më tani janë shtuar. Do ta shohim sa do të kapen. Sasi rekord. Ka patur shumë ngjarje, atentate mafioze”, sqaroi Hoxha, pa dhënë më shumë detaje se për cilat zona bëhet fjalë.
Rritja e sasisë së kultivuar të kanabisit u evidentua edhe nga emisioni investigativ “Narkotika” i Rai 3, ku një prokuror italian u shpreh se 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë më lëndë narkotike.