Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Shumë shpejt do të arrestohet ‘xhuxhi’

Artan Hoxha: Shumë shpejt do të arrestohet ‘xhuxhi’

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmë në emisionin ‘Opinion’ se së shpejti priten të tjera arrestime, sa i takon dosjes së Avdylajve në Shijak dhe Durrës.

Në sajë të këtij operacioni, u arrestuan dhe dy ish-deputetët socialistë, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Mbrëmë gazetari Hoxha deklaroi se shumë shpejt do të ketë të tjera arrestime të bujshme, mes tyre edhe personi me pseudonimin ‘xhuxhi’, i dalë prej përgjimeve nga grupi i Avdylajve.

“Do ketë arrestime të tjera. Mes atyre nofkave është edhe “Xhuxhi”. Burime nga grupi i hetimit, se unë i kam pyetur pse nuk është identifikuar dhe më kanë thënë: Ne po mundohemi ta identifikojmë këtë personin, dhe në momentin që do ta identifikojmë do lëshohet urdhër arresti”, tha Hoxha.

Ndërkohë, opozita më herët e ka cilësuar personin me nofkën “Xhuxhi” si kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako, i cili ka folur në telefon me Avdylajt për blerje votash.

Po ashtu, opozita e cilëson atë edhe si ‘peshkun e madh’ të këtij operacioni.

Të fundit