Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Artan Hoxha tregon tri pajisjet që ka në dispozicion Garda për gazin lotsjellës: Gazetarët t'i evitojnë, kanë efekte të forta
Gazetari Artan Hoxha ka treguar se cilat janë tri llojet e pajisjeve për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj protestuesve sot nga Garda e Republikës.
Në rrjetet sociale, Hoxha thotë se kanë efekte të forta në rrugët e frymëmarrjes dhe në sy, si dhe efekte për të krijuar zhurmë të madhe e panik, ndërsa apelon kolegët gazetarë që t’i evitojnë sa më shumë të munden.
“Per koleget e mi dhe ata qe po marrin pjese ne protesten e sotme para parlamentit, nese konstatojne perdorimin e gazitlotesjelles, te mundohen te evitojne kontaktin me keto lende ose te mbrohen, pasi efekti ne rruget e frymarrjes dhe ne sy do te jete i forte.
Garda e Republikes dhe njesia e perdorimit te lendeve Lakrimogjene e repartit 712 te FNSH-se, ka sot ne dispozicion per te perdorur nese do te jete e nevojshme, 3 lloje paisjesh per hedhjen e gazit lotsjelles:
1)-Spraj individuale ose kolektiv. Prodhim gjerman i vitit 2018. Me efekte ne rruget e frymarjes dhe ne sy.
2)-Bomba zhurmuse te markes “strum”, te prodhimit francez. Kane efekt vetem per te krijuar zhurme te madhe dhe panik.
3)-Bomba me gazlotsjelles prodhim gjerman dhe frances, me efekt te forte ne rruget respiratore dhe ne sy”, shkruan gazetari.