Flash News

KRYESORE

Arteta i heq shpresat Barcelonës, bllokon kapitenin e tij

Arteta i heq shpresat Barcelonës, bllokon kapitenin e tij

Barcelona ka kërkuar me ngulm një sulmues në merkaton e janarit. Ekipi katalanas ka pikasur kapitenin e Arsenalit, Pierre-Emerick Aubamyenag, si njeriun e duhur për t'i besuar frenat e sulmit.

Trajneri i "Topçinjëve", Mikel Arteta, ka bllokuar lëvizjen në intervistën e tij pas ndeshjes kundër Bournemouth me rezultatin 1-2 për Fa Cup. Ai shpreson ta ketë sa më shpejt në dispozicion Aubën.

“Unë dua ta mbaj atë këtu 100% dhe mezi po pres ta kem në dispozicion pas pezullimit“, deklaroi Arteta. Një fjali që i heq shpresat ekipit katalanas për afrimin e lojtarit gabonez.

Të fundit