Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Artikulli i Bild “për lidhjet e Bashës me rusët”, Sulo: Mospërputhje me aktualitetin shqiptar
Gazetari Arion Sulo i ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24 tha se artikulli i gazetës gjermane ‘Bild’ për lobimin e PD nuk ishte i saktë për disa arsye.
Sipas Sulos shkrimi nuk lidhej me aktualitetin shqiptar. Këtë gazetari e arsyeton me faktin që nuk e justifikonte as vendimi i Gjykatës së Tiranës për pushimin e çështjes, as replikat mes palëve.
Ajo që vëreu Sulo është se në artikull aludohet për pengimin e hapjes së negociatave në 2019 kur lobimet supozohen të jenë bërë në 2017, dhe mes këtyre ka dy vite diferencë.
“Puna e parë që kanë bërë gazetarët e ‘Bild’ nuk ka lidhje me aktualitetin shqiptar, nuk kishte asnjë gjë të re, ishte pa kohë, aq më tepër që mungonte vendimi i Gjykatës së Tiranës.
Por nëse shkruhet për një kryetar opozite atëhere ka diçka, mungojnë replikat e palëve. Titulli ishte i fryrë po ashtu.
Basha i ka bërë lobimet në 2017, dhe aty aludohet për integrimin e BE në 2019”, tha Sulo.
Gazeta gjermane i dedikoi një artikull të posaçëm 675 mijë dollarëve të lobingut rus për Partinë Demokratike me qëllim pengimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE.
Në analizën e saj, gazeta gjermane ndër të tjera shkruante se gjithë këto para të paguara nga rusët për Nick Muzin për llogari të PD kanë patur si qëllim pengimin e Shqipërisë drejt BE-së. Një ditë pas publikimit, gazeta e hoqi shkrimin nga faqja online.