Flash News

KRYESORE

Artikulli për Shqipërinë: Shëtitja e pasdites, aktivitet turistik kombëtar

Artikulli për Shqipërinë: Shëtitja e pasdites, aktivitet

“Filluam një ngjitje në malet e mbështjella me mjegull, duke kaluar bletërritësit që shisnin kavanoza mjalti në rrugë. Pastaj kaluam retë e dendura dhe mundëm të shihnim detin. Ishte mbresëlënëse.”- nis artikulli i fundit për Shqipërinë, nga një portal i njohur mediatik në Afrikën e Jugut.

“Independent Media” është një nga kompanitë kryesore mediatike, e cila funksionon si konglomerat i shumë platformave të Afrikës së Jugut. Shqipërisë i kushtojnë një reportazh dy editorë të turizmit pranë IM, të cilat udhëtuan në vendin e ‘shqiponjave’ dhe mbetën të mahnitur.

“Shqipëria, ka ushqimet më të lira në rajonin e Mesdheut dhe ku konsumohen vakte shumë të shijshme. Krahasuar me Korfuzin e afërt, çmimet ndryshojnë shumë. Kalimi i Llogorasë, ku admiruam shumë pamjen, është një nga rrugët më të larta të kalueshme në Europë. Poshtë plazhet bregdetare të Jonit na mahnitën”- thuhet në artikull.

“Në Shqipëri, ‘xhiroja’, apo shëtitja e pasdites deri në darkë, është një ritual i shenjtëruar dhe i përditshëm. Si mund të mos na bjerë në sy një vend, tek i cili, turizmi i vendasve është shëtitja në mbrëmje?”- përfundon artikulli.

Të fundit