Flash News

KRYESORE

Artistët dhe qytetarët përveshin mëngët për të pastruar sheshin pas protestës së djeshme tek Teatri

Artistë dhe qytetarë i janë future punës për të pastruar sheshin para Teatrit Kombëtar, pas protestës së djeshme.

Disa nga artistët që kanë përveshur mëngët dhe pastrojnë sheshin nga mbeturinat, janë Gent Zenelaj, Ervin Bejleri dhe të tjerë.

Ditën e djeshme artistët bashkë me qytetarët që kishin dalë në mbrojtje të Teatrit, u përplasen fizikisht me policinë ku pati edhe të lënduar.

Prej një viti ata qëndrojnë kundër qeverisë që ka marrë vendim për shembjen e Teatrit, duke kërkuar rikonstruktimin e tij dhe ruajtjen si vlerë e histrisë së artit shqiptar.

Të fundit