Flash News

KRYESORE

Artistët e Cirkut ngujohen brenda, përmbaruesit fillojnë çmontimi i çadrës

Artistët e Cirkut ngujohen brenda, përmbaruesit fillojnë

Ditën e sotme ka pasur përplasje në Cirkun e Tiranës. Pronës i ka dalë pronari dhe kanë qenë përmbaruesit ata që kanë shkruar që të çmontojnë çadrën.

Pronari është Astrit Veliaj biznesmenë dhe ish-kandidatë për deputetë në Qarkun e Beratit.

Aktorët janë të përlotur dhe kërkojnë që të paktën të ketë një grup ekspertësh që të mund të ndërhyjnë për të hequr çadrën.

Duhet thënë se të gjithë aktorët e cirkut kanë qenë me pushime dhe janë rikthyer për të mbrojtur çadrën. Ata e pranojnë që kjo është një pronë private, por çadra nuk mund të dëmtohet pasi mund të zhvendoset në një pikë tjetër të qytetit.

Të fundit