Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Artistët takim me Kumbaron në zyrë: “Zonja ministre tunduni se s`jeni në rregull”
Një grup artistësh kanë shkuar në zyrën e Kumbaros për të diskutuar për çështjen e Teatrit Kombëtar. Ndërkohë, një tjetër grup artistësh janë mbledhur në godinën e Teatrit Kombëtar, të cilët kërkojnë dhe presin që ministrja Kumbaro të shkojë atje dhe të diskutojë me ta.
Në zyre me ministren Kumbaro, më i revoltuari është aktori Bujar Asqeriu, i cili me tone shumë të ashpra ju drejtua ministres duke thënë se ata punojnë në kushte të mjerueshme.
“Zonja ministre, tunduni se s`jeni në rregull. Ti duhet të marrësh iniciativa më të guximshme. Ta mbrosh kulturen se është as-i i këtij vendi. Unë jam aktor që 40 vite, por ju zonja ministre duhet ta kuptoni se kush është artisti,” ka thënë ndër të tjera aktori.