Flash News

KRYESORE

Artistët të vendosur: “Netët tona të protestës vijojnë dhe gjatë gushtit”. Kanë një ftesë për kolegët

Artistët të vendosur: “Netët tona të protestës

Ndonëse Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi ligjin për shemjen e Teatrit Kombëtar, artistët janë të vendosur që të protestojnë deri në tërheqjen përfundimtare të Qeverisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton në Facebook se artistët do të vijojnë protestën edhe përgjatë gushtit. Artistët i bëjnë thirrje të gjithë kolegëve të interesuar t’i bashkohen protestës dhe të prezantojnë shfaqjet e tyre artistike.

“Netët tona të protestës do të vazhdojnë përgjatë gjithë muajit gusht në sheshin e Teatrit, me shfaqje të ndryshme artistike dhe art të angazhuar.

Ftojmë artistë të rinj dhe jo vetëm, të të gjitha llojeve të artit, muzikës, artit skenik, kinematografik, pamor, letrar të na kontaktojnë në inbox nëse duan të shfaqin veprat e tyre artistike në sheshin tonë të lirisë”, shkruan Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrit.

Të fundit