Flash News

KRYESORE

Artisti çel ekspozitë në Presidencë, prezanton edhe mozaikun e rusit Abramoviç

Artisti nga Librazhdi, Gëzim Hidri, i cili njihet ndryshe si mjeshtër i gdhendjes së gurëve prej së hënës ka hapur një ekspozitë personale në ambientet e Presidencës, ku po prezanton 37 punime, mes tyre edhe kryevepra mozaiku i presidentit të Çelsit, Roman Abramoviç, punim që i ka marrë 9 vite e 9 muaj kohe nga jeta e tij.

“Është një ekspozitë me gurë natyralë, gurët janë marrë kryesisht të gjithë kryesisht nga vendi jonë. Brenda gurit unë jam munduar të mpreh mendjen, sigurisht tek enët e gurit. Kurse tek skulpturat jam munduar gjithmonë të latoj kohën”, u shpreh Hidri për mediat.

Hidri është autor i Flamurit të Pavarsisë para Parlamentit dhe qindra punimeve brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Të ftuar në këtë event janë autoritetet shtetërore, artistë, ambasadorë, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 27 prill.

 

Të fundit