Flash News

KRYESORE

“Artisti i dashur na bashkohet në 2 mars”, Meta: Jemi komb shqiponjash!

“Artisti i dashur na bashkohet në 2 mars”, Meta: Jemi komb

Presidenti Ilir Meta, ka reaguar me një mesazh në Facebook, pasi regjisori Edmond Budina konfirmoi publikisht se do të jetë pjësëmarrës në manifestimin e 2 marsit.

Duke i uruar mirëseardhjen, Meta shpërndan edhe shënimin e regjisorit për mbështetjen e iniciativës së dy marsit.

“Një lajm frymëzues që edhe një nga përfaqësuesit më të shquar të Lëvizjes Demokratike, artisti i dashur për të gjithë ne, Edmond Budina, do na bashkohet më 2 mars në Tiranë, që e gjithë Europa dhe bota demokratike të dëgjojë sërish si para 30 viteve thirrjen: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Liri Demokraci”.

Jetën e japim, Demokracinë dhe Lirinë tonë kurrë!

Jemi komb Shqiponjash!

Edhe Shqiponjat tona në emigracion do të kthehen në Folenë e tyre.

Mirësevjen i dashur Profesor Budina!

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin 🇦🇱”, shkruan Meta.

Të fundit