Flash News

KRYESORE

Artisti i njohur ndërkombëtar do performojë në Shqipëri

Artisti i njohur ndërkombëtar do performojë në Shqipëri

Mohombi, artisti i mirënjohur me famë ndërkombëtare do të ngjitet të premten, në skenën e ‘The Voice of Albania’.

Ai është këngëtar, balerin dhe tekstshkrues. Debutimi i tij i parë, ishte me materialin muzikor ‘Bumpy-Ride’, i cili në një hark të shkurtër kohor, u kthye në një hit botëror. Pas prezantimit të parë, artisti vazhdoi të publikonte këngë dhe bashkëpunime të tjera, të cilat gjithmonë pëlqehen nga publiku. ‘Coconut tree’ dhe ‘Suavemente’ janë dy prej bashkëpunimeve të tij më të suksesshme, të cilat qëndruan për muaj me radhë në majat e klasifikimeve botërore.

Artisti do të ngjitet në skenën e ‘The Voice of Albania’ për të performuar në finalen e madhe këngët e tij më të njohura.

E keni parë te Jimmy Fallon së shpejti këngëtari i talentuar mbërrin në Tiranë

 

Të fundit