Flash News

KRYESORE

“Artur Meçollari i vodhi batanijen shokut në ushtri”, reagon Olta Xhaçka: Kishte ftohtë

“Artur Meçollari i vodhi batanijen shokut në ushtri”,

Prania e ekspertit të detit Artur Meçollari në grupin negociator me Greqinë vazhdon të ngjall dyshime mbi të kaluarën e tij. Gjatë një debati në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ku ishte e ftuar Ministrja e Mbrojtes, Olta Xhaçka janë zbuluar fakte të reja.

Sipas ish-shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, Muçollari ka qenë i dënuar pasi i ka vjedhur batanijen shokut të tij në ushtri, ndërsa Xhaçka e mbrojti duke thënë se ishte thjesht nje xhest njerëzor, sepse donte te ngrohej.

Debati i plotë:

Gjunkshi: Pyetja që kam unë është, a ka qenë ndonjëherë i dënuar për vjedhje në ushtri Meçollari?

Xhaçka: Po lini nam tani. Ai ka marre batanijen e  shokut kur ka qene 18 vjeç.

Noka: E keni dënuar për vjedhje batanije?

Xhacka: Pse vjedhje është se i ka marre batanijen shokut dhe i bën procesverbal per vjedhje? Mos lini name.

Murrizi: Qenka hajdut batanijesh.

Gjunkshi: Ai është përjashtuar një vit nga Akademia.

Xhacka: Tani degjeneroi ne një batanije. Nga spiun i vendeve jo partnere te NATO-s akuzat tuaja degjeneruan në një hajdut batanijesh kur ishte 18 vjeç se donte te ngrohej. Meçollari është një patriot dhe atdhedashës shumë i mirë.

 

Të fundit