Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Artur Zheji mbron Ermal Mamaqin: Opozitarizmi është vullnetar dhe nuk i imponohet askujt
Prania e kryeministrit Rama në emisionin ‘Xing’ në TV Klan u shoqërua me një valë kritikash ndaj drejtuesit të emisionit Ermal Mamaqi, për mënyrën sesi u soll me kreu e ekzekutivit.
Analisti Artur Zheji mendon ndryshe. Ne një analizë të publikuar në portalin e tij ‘360 gradë’ me titull: “E keqja nuk vjen nga Ermali, por…”, ai thekson se në thelb Mamaqi është simpatik dhe i ngrohtë, i talentuar dhe shumë i shikuar, dhe ka ecur përpara me forcat e veta, duke nuhatur biznesin e mediat.
Për Zhejin, e vetmja mënyrë për largimin e Ramës janë protestat. “Shoku kritik, kudo qofsh dhe kushdo qofsh: Rama nuk rrëzohet te Ermali, por te Sheshi!”, përfundon ai.
Komenti i plotë:
Bëj habi të madhe me rrjetet sociale, kryesisht opozitare, që janë vërsulur ndaj Ermal Mamaqit, për mëkate të mëdha dhe superpromovim të gënjeshtërt të kryeministrit… Nëse dikush apo shumëkush do të priste nga spektakli i Mamaqit, të bënte për 1 lek, Ed Ramën, nuk paskan kuptuar asgjë nga se çfarë ndodh, ka sa kohë në mediat shqiptare.
Aty ku kryeministri, shkon shpesh e me qejf, tashmë në studio të kontrolluara, nuk ka befasira shqetësuese për të.
Dhe kjo nuk ndodh vetëm te “Xing”-u, ku xing nuk pati vërtet, por audiencë po.
Ermali është promovues, dhe ja ka parë hajrin këtij stili, nuk është gazetar profesionist dhe as nuk reklamohet i tillë, kush do të duket dhe të nxjerrë në pah: “Look, kolltuk, biznese, kompozime, argëtime, stilime, flirtime, e më- the- të -thashë si këto…” zë rradhën të shkojë në Emisionin e tij dhe ja shpreh mirënjohjen në mënyra të ndryshme.
Është një frustrim i kotë që të shënjestrojmë Ermalin, që në thelb është simpatik dhe i ngrohtë, i talentuar dhe shumë i shikuar, dhe ka ecur përpara me forcat e veta, duke nuhatur biznesin e medias “pozitiviste”, sipas parimit : “O fol mirë, ose mos fol fare!”
Dhe këtë skemë fituese, që madje të bën edhe të pasur me bollëk, Ermali që vjen nga humori dhe festat, e ka përsosur më së miri.
Në të gjithë botën, ata që bëjnë mediat rozë dhe soft, janë të ngjashëm dhe janë komercialë, duke kapur pozicionin e tyre në shoqëri dhe në media. Sepse “media” vjen nga “mediare”, ai që rri në mes të asaj që ndodh dhe të atyre që duan ta shohin dhe Ermali na dha të shohim, atë që Ermali sheh, ai, Ermali, te kryeministri…
E bën këtë se kështu i intereson, edhe Ermalit edhe kryeministrit, kjo është si në reklamat televizive, që shesin mallin e vet, në këtë rast, Ermali na “shiti” një kryeministër, shumë më të mirë se çe pandehin studentët, naftëtarët apo hallexhinjtë që ndjejnë ftohtë në këtë sezon, por këtë Ermali e ka bërë edhe me shumë të tjerë… edhe me opozitarë përshembull, që nuk janë të pashëm, së jashtmi dhe së brendshmi, me biznesmenë gjithashtu, po që dalin bukur fare në studion e tij.
E thënë me dy fjalë: Ja ka lyp Rama, në këtë rast Ermalit, një bojatisje dhe jo anasjelltas!
Shoku kritik, kudo qofsh dhe kushdo qofsh: Rama nuk rrëzohet te Ermali, por te Sheshi!
Ec para Mamaq djali, në një lloj kuptimi je një Robin Hood i vogël, ua merr të pasurve dhe ja shpie familjes tënde dhe zogjve të tu dhe kjo është ngushëllonjëse.
Opozitarizmi është vullnetar dhe nuk i imponohet askujt!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38