Arvizu takon familjen e Aurela Gaçes, këngëtarja ka dy fjalë për këtë vizitë

Ditën e sotme Aurela Gaçe ka takuar një person të veçantë. Ish-ambasadori Alexander Arvizu ka vizituar familjen e këngëtares dhe për këët Aurela ndihet mjaft e vlerësuar.

“Miku i familjes time ish ambasadori Alexander Arvizu mes puneve te shumta , e gjeti kohen edhe per ne. Koha eshte e vlefshme, dhe kur miqte bejne vend edhe per ty , une jam mesuar te them “faleminderit “,” shkruan Gaçe në Facebook.