“As i pafajshëm, as në burg”. Si e pasqyruan gazetat e ditës dënimin e Saimir Tahirit

Gazetat e përditshme janë hapur, thuajse të gjitha, me kryetitull dënimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E vetmja që ka bërë përjashtim është gazeta e LSI, ‘Integrimi’, e cila e ka shpëfillur dënimin e ish-ministrit. Kjo, me shumë mundësi, ka të bëjë me faktin se, si gazetë partiake, ka shkuar herët në shtypshkronjë pa pritur vendimin e Gjykatës i cili u shpall afër mesnatës së të enjtes.

Trajtimin më interesant dënimit të ish-ministrit ia ka bërë e përditshmja ‘Dita’ e cila ka qenë vazhdimisht kritike me të, edhe gjatë kohës kur ai drejtonte MB. “As i pafajshëm, as në burg”, shkruan në titullin e madh të faqes së parë ‘Dita’.

‘Gazeta Liberale’ ka zgjedhur si titull “Dënim Kompromisi”. Më radikalja, siç edhe pritet është gazeta e Partisë Demokratike. Ndërsa më neutralja, duke kapur edhe thelbin e ngjarjes, ka qenë ‘Panorama’ e cila ka qenë e vetmja që ka përfshirë në titull ‘lejoi kanabizimin”, i cili ishte justifikimi i dënimit të ish-ministrit të Brendshëm.