Flash News

KRYESORE

As Ledioni dhe as Arbana. ‘Big Brother Vip’ do e prezantojë Luana

As Ledioni dhe as Arbana. ‘Big Brother Vip’ do e prezantojë

Shumë shpejt do të nisë në ekranin e Top Channel ‘Big Brother Vip’, ku pjesë e kësaj shtëpie do të jenë personazh të njohur të botës së ekranit e rrjeteve sociale, pra njerëz që njihen nga publiku.

Ditën e djeshme u përfol se ky realit show nuk do të vijë në drejtimin e moderatores legjendare, Arbana Osmanit, por nga Ledion Liço. E ndërsa sot këto zëra bien poshtë, pasi thuhet se ajo që do e prezantojë do jetë moderatorja seksi, Luana Vjollca.

Sipas ‘Dritare.net’ Luana Vjollca do të prezantoj reality show-n më të ndjekur i cili këtë vit do të vijë si asnjëherë më parë.

Pak ditë më parë Luana dhe Lori Hoxha u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri do të vijë shumë shpejt.

Luana Vjollca nuk ka prezantuar më parë emision me të tilla përmasa dhe të shohim si do të ja dalë kësaj radhe. Duke ditur simpatinë që publiku ka për Luana Vjollcën dhe format e saj bombastike, drejtuesit e Top Channel me siguri mendojnë që modelimi nëpërmjet Luanës do t`ju shtojë më shumë audiencë.

Të fundit