Flash News

KRYESORE

As vetë Valdrin Sahiti nuk e dinte që Beyonce do të vishte fustanin e tij

As vetë Valdrin Sahiti nuk e dinte që Beyonce do të vishte
Valdrin Sahiti nuk është evtëm stilisti i shqiptarëve pasi çdo ditë e më shumë, emra të njohur të botës së ekranit në gjithë botën janë veshur me Valdrin Sahitin. Nëpër tapete të ndryshme të kuq, kanë parakaluar edhe yjet e Hollywood-it me fustanet e tij. Së fundmi, ka qenë diva dhe mbretëresha e muzikës pop, Beyonce, që është e veshur me një nga fustanet e stilistit shqiptar. I ftuar mbrëmë në "NiN" në Klan Kosova, Sahiti ka treguar më shumë rreth këtij suksesi. Njëjtë si ne edhe vetë Valdrini kur e pa Beyonce-n me fustanin, ishte po aq i surprizuar pasi ai nuk e dinte që këngëtarja do të vishte fustanin e tij të kuq: “Nuk e prisja që do të vishte saktësisht atë fustan, datën saktësisht, kjo ishte një suprizë e njëjtë sikurse për mua dhe krejt publikun”. Gjithashtu ai shtoi se nuk kanë një komunikim të afërt me stafin e Beyonces që t’i dinte të gjitha detajet. Valdrini dhe stafi i tij dërguan disa krijime divës së popit por zemrën e Beyonce-s e vodhi fustani i kuq.
 
View this post on Instagram
 

Queen @beyonce in #valdrinsahitiofficial Every life is a story ,thank you @zerinaakers for being part of our story 🥰

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on

 
View this post on Instagram
 

#valdrinsahitiofficial #christmas

A post shared by Valdrin Sahiti (@valdrinsahitiofficial) on

Të fundit