Flash News

KRYESORE

Asambleja e OKB-së, Rama shkon deri në Nju Jork për t’u takuar me Erdoganin ...

Asambleja e OKB-së, Rama shkon deri në Nju Jork për t’u

Rama dhe Erdogan janë takuar sërish në Hotel Peninsula në Nju Jork, gjatë ditëve të mbajtjes aty të Asamblesë së OKB-së. Kanë kaluar disa muaj nga takimi i tyre i fundit në Stamboll dhe Rama e Erdogan, sipas njoftimit, në takimin e zhvilluar në Nju Jork, thuhet se kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve. Nuk duhet nëse Rama i ka folur “sivëllait” të tij turk për vendimit e para të qeverisë së re që krijoi nga zgjedhjet e 25 qershorit, mes të cilave edhe atë të shpalljes së vitit 2018 si Viti i Skënderbeut dhe nëse e ka ftuar apo jo atë të marrë pjesë në këto festime. Njoftimi, që ka më shumë foto sesa fjalë, ishte i frytshëm, pasi mbushi një pjesë të kohës boshe të Ramës në ditët e lodhshme të Asamblesë së OKB-së në Nju Jork, ditë të të mbushura me fjalime pafund kryetarë shtetesh, ku, deri tani, ai që mungon është pikërisht fjalimi i tij i shumëpritur...

Më herët në mëngjes Rama pati një takim me zëdhënësen e BE-së si dhe disa kryetarë shtetesh të Ballkanit Perëndimor.

Takimet zyrtare të ramës, këto ditë të qëndrimit të tij në Nju Jork ,ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, kanë qenë të rralla dhe pa ndonjë rezultat konkret, më shumë shprehje kortezie dhe biseda të rastit.

Të fundit