Flash News

KRYESORE

Asambleja e PS në kushtet e pandemisë, Balla: Në zgjedhjet e ardhshme fitojmë mandatin e tretë

Asambleja e PS në kushtet e pandemisë, Balla: Në zgjedhjet e

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur së fundmi lidhur me zgjedhjet e ardhshme se PS do të zhvillojë një proces përgatitor me diferencë nga partitë e tjera.

Nëpërmjet një deklarate për mediat, Balla theksoi se axhenda politike e miratuar në Kongres e ka të përcaktuar qartë që në periudhën shtator, tetor, nëntor, dhjetor PS ka  një proces të rëndësishëm konsultimi me anëtarësinë dhe me çështje konsultimi që lidhen me çështjet të karakterit programor që do të konkludojnë me fitoren e zgjedhjeve të  pranverës së vitit të ardhshëm për një mandat të tretë tonin me kryeministrin Rama.

Më tej Balla tha se në kushtet e pandemisë, Asambleja e PS do të zhvillohet duke respektuar rekomandimet e ministrisë së Shëndetësisë.

“Me hyrjen në fuqi të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, dhe në këtë kontekst PS do të zhvillojë një proces përgatitor me diferencë nga partitë e tjera. Javët në vijim me konstituimin e Asamblesë do të bëjmë me dije gjithë detajet. Axhenda politike e miratuar në Kongres e ka të përcaktuar qartë që në këtë periudhën shtator, tetor, nëntor, dhjetor ne kemi  një proces të rëndësishëm konsultimi me anëtarësinë dhe me çështje konsultimi që lidhen me çështjet të karakterit programor që do të konkludojnë me fitoren e zgjedhjeve të  pranverës së vitit të ardhshëm për një mandat të tretë tonin me kryeministrin Rama.” u shpreh Balla.

“Mbledhja e Asamblesë do të zhvillohet duke respektuar rekomandimet e komitetit të ekspertëve dhe ministrisë së shëndetësisë. Pra asambleja nuk mund të mblidhet në një sallë sic është mbledhur më parë, por duke shfrytëzuar teknologjinë dhe duke respektuar masat shtrënguese ne do të gjejmë një mënyrë”, deklaroi Balla.

Të fundit