Asfaltimi/ Rruga e Elbasanit me standard të ri

Bashkia e Tiranës ka përfunduar asfaltimin e rrugës së “Elbasanit”duke krijuar një standard të ri aty, pasi ka shtruar rrjetin e ri të kanalizimit.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryebashkiaku, Erion Veliaj vlerësoi punën e punonjësve të Mirëmbajtjes së Rrugëve.

“E qanë çunat brenda natës “Rrugën e Elbasanit”. 🚧 Pas mega-kolektorit nëntokësor që zgjidhi një herë shkarkimet nga Sauku deri në Lanë, tani dhe një rrugë fringo e re. Ecim para! 👊”.

Rruga tani do të ketë një cilësi më lartë për përdoruesit e saj, që i shtohet investimit të rëndësishëm në rrjetin e kanalizimeve, i cili u realizua me materiale bashkëkohore, çka sipas tyre rrit cilësinë e furnizimit me ujë dhe eliminon humbjet në rrjet.