Flash News

KRYESORE

Asfiksimi i nxënësve, flet kryebashkiaku i Bulqizës: Po punojmë për gjetjen e përgjegjësit

Asfiksimi i nxënësve, flet kryebashkiaku i Bulqizës: Po

Ditën e djeshme, për shkak të mosfunksionimit të kaldajave në gjimnazin e Shupenzës, 60 nxënës dhe 4 mësues u asfiksuan. Ata u shpërndanë në spitalet e Bulqizës, Peshkopisë, si dhe në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi, në një lidhje direkte për ‘Report TV” u shpreh se policia dhe prokuroria tashmë po punonjnë për gjetjen e përgjegjësit të kësaj ngjarjeje.

 “Morëm masa për problemin te kaldaja dhe pasi kemi bërë inspektimet e duhura, kaldaja ndodhet brenda parametrave teknikë. Po merrem organet e hetimit, prokuroria dhe policia për të nxjerrë përgjegjësit e kësaj ngjarje. Përveç një nxënësi i cili ndodhet ende në spital, të gjithë të lënduarit e tjerë kanë dalë dhe ndodhen në shtëpitë e tyre. Nxënësit nuk do kenë probleme shëndetësore nga asfiksia”, tha ndër të tjera Damzi.

Të fundit