Flash News

KRYESORE

Asfiksimi i nxënësve, kryetari i bashkisë: Mbaj të gjithë përgjegjësinë. Kaldajën e testuam por...

Asfiksimi i nxënësve, kryetari i bashkisë: Mbaj të

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, ka reaguar pas ngjarjes në fshatin Shupenzë ku 60 nxënës përfunduan në spital pas asfiksimit që pati si shkak tymin e ardhur nga kaldaja.

“Mbaj të gjitha përgjegjësitë sipër. Situata u vu nën kontroll menjëherë. Ngritëm emergjencat civile të bashkisë. Si prind, si mjek kam qenë pranë spitalit për të dhënë ndihmën e parë”, tha Damzi, për BalkanWeb.

Ai theksoi se kjo është një ngjarje aksidentale. “Pardje u bë testimi pa nxënës dhe ishte në rregull. Kaldaja u ndez në orën 7 dhe u bllokua oxhaku. Kaldaja është moderne me pelet. Ka zero ndikim në mjedis. Specialistët vunë sërish në punë kaldajën, është në gjendje të mirë”, tha ai.

Të fundit