Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ndriçim Kulla
Një protestë e bukur në mes të një lumi kuptimplotë dritash nëpër natë, njëlloj si shpresa që po ndriçon më në fund errësirën e gjendjes së Shqipërisë. Një protestë madhështore në heshtjen e zhurmave të panevojshme tashmë dhe mos-shkrepjen as edhe të një kapsolle, që i dha më në fund qetësinë zemrave të trazuara të opozitarëve. Një protestë domethënëse në masivitetin e vet, që më në fund ndihet e sigurt se kauza e saj ka triumfuar dhe vërshon e tëra në rrugë. Më në fund, pas kaq shumë tensionesh, diçka e tillë i duhej Shqipërisë, së ardhmes së saj.
Po përse vallë, mund të pyetet, çfarë ka ndryshuar? Ndoshta pse opozita dhe të githë ata që kuptuan dhe besuan realitetin e rënduar të regjimit ku po zhytej Shqipëria, më parë qenë të tensionuar të akuzoheshin se nuk kishin të drejtë në këtë masë ekstreme, se ligji është ligj dhe zgjedhjet duhej të bëheshin me patjetër, edhe në kurriz të demokracisë. Ndoshta prandaj shfryrja e dufit në shumë veprime, u vinte edhe pse propaganda e qeverisë kish arritur të bindte, madje dhe ndërkombëtarët, se problemet e zgjedhjeve në Shqipëri janë të trashëguara, janë të përhershme me palët politike shqiptare, ndaj nuk kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme.
Ata e njihnin Shqipërinë e brendshme, të përditshme, dhe nervozoheshin ndoshta nga imazhi i Shqipërisë jashtë, ku gjithçka etiketohej si luftë e opozitës për pushtet, për frikë nga sondazhet, nga drejtësia e kushedi se çfarë. Ndiheshin në siklet njerëzit e këtij vendi nga moskuptimi i gjendjes së tyre të tmerrshme ku degradoheshin sa herë vinin votimet, shumica të detyruar nga varfëria dhe frika për të ardhmen e punës apo biznesit.
Mirëpo, erdhën më në fund përgjimet, si të rëna nga qielli, kur kishin disa vjet në tokë e që diheshin nga çdokush. Vetëm se propaganda dhe prokuroria ua kish mbyllur “zërin” për t’u dëgjuar nga gjithkush se në ç’lloj batërdie elektorale dhe kasaphane sociale e psikologjike zhvilloheshin zgjedhjet në Shqipëri. Opozita, protestuesit e lirë, socialistët e ndërgjegjshëm në zemrat e tyre e dinin se caku ish kaluar, se krimi elektoral qe ngritur në sistem, se neveria ndaj “bablokut” kish molepsur çdo ind e person përgjegjës për zgjedhjet, nga administrate, policia, biznesi, e më në fund qeveria.
Fjalori i përdorur ishte vetëm llaku që i ra gjithë kësaj katrahure, ishte velloja. Trupi, tashmë i krimit elektoral, është lakuriq në sy të botës, më në fund, ndaj ndiheshin të lehtësuar, të qetë, të gëzuar dhe të sigurt protestuesit e djeshëm. Ndaj, tensionet e mos-kuptimit të kauzës së tyre nga ndërkombëtarët qenë çliruar, ndaj atyre duhet t’u jenë bashkuar edhe ata që deri dje mbanin në sy vellon e propagandës së pushtetit, ndryshe nuk shpjegohej pse ishin kaq të shumë e kaq paqësorë.
Është ky, njëri nga ato rastet kur të vjen keq, dëshpërohesh, kur kupton se paske pasur të drejtë. Dëshpërohesh për atë që ka hequr Shqipëria gjatë gjithë kësaj farse votimesh, të vjen keq për gjithë atë rrënim shpirtëror, por edhe mendor, që i bëhet atij njeriu që shet votën dhe sheh i pafuqishëm t’i shkelet dinjiteti deri në asht. Nëse do të qe e mundur, i gjithë ky material përgjimesh, që në fakt nuk është maja, por grimca e parë e ajsbergut të gjithë atyre ngjarjeve të dhimbshme që përjetohen gjatë fushatave elektorale në Shqipëri, do të mund të shërbente si një kampion i jashtëzakonshëm studimi për dëmin psikologjik, social e pse jo, dhe botkuptimor, që ky krim elektoral ka bërë mbi këta njerëz të thjeshtë, punëtorë, të varfër e të të heshtur në mizerien e vet.
Më në fund, e gjithë bota e kuptoi se opozita paskësh pasur të drejtë, se jemi nën një sistem të jashtëzakonshëm krimi dhe propagande, që s’mund të gjenerojë dot kurrë zgjedhje të lira e të barabarta. Përtej, këto zgjedhje nuk janë as demokratike. Mbetet vetëm alibia e shtetit ligjor kundrejt shtetit të së drejtës, sepse edhe rasti i precedentit të pazakontë që ato vendosin, më më fund ka rënë. Gjithçka që u kuptua si mjet, si instrument, si formë a si përmbajtje e vjedhjes elektorale, përbën atë dekalogun e gjatë të standardeve që duhet të plotësojë çdo qeveri në pushtet, që të mos “shantazhohet” në të ardhmen nga opozita për mos-pjesmarrje në zgjedhje. Tek e fundit, a ka tashmë një precedent. Ajo qeveri që e sheh veten të përlyer nëpër cilëndo nga mediat ndërkombëtare, nuk i takon më të qëndrojë në pushtet, sadoqë është zgjedhur ligjërisht me votë. Është zgjedhur në mirëbesimin e popullit, por e ka shpërdoruar këtë mirëbesim, ndaj me të drejtë duhet të përballet, po me votë, për një mirëbesim të ri.
Ky është precedenti i madh që vendosën që sot e tutje këto përgjime, për këdo që do të vijë në pushtet. Janë të gjithë këta elementë sigurie, besimi, standardesh që po vendosen e njerëzit i kuptojnë, si gjithmonë, shumë më përpara se polkitikanët, ndaj nuk e ndjejnë më të nevoshme as dhunën, as tensionin e as shfryrjen e dufit. Tani, është rradha e politikanëve t’i kuptojnë, nëse duan zgjidhje, por edhe paqen e vërtetë.
Nga ana tjetër, kjo nuk do të thotë se opozita tashmë duhet të tërhiqet, asgjë s’është fituar, por gjithçka ka ndryshuar në besimin dhe sigurinë e vet të brenshme. Qëndresa është e vetmja rrugë, morali pa marrëveshje kompromisi pazaresh, e vetmja formë. Por më në fund, qëndresa është bërë e lehtësuar, e ndërgjegjshme në drejtësinë e kauzën e vet, kurse morali i përgjegjshëm, i sigurt, i bindur se më në fund do të fitojë. Mund të ndeshë edhe ngecje, pengesa, provokacione të ditëve, të orëve të fundit kjo bindje. Madje provokacioni mund të kalojë edhe datën 30 qershor. Do të jetë vetëm një shtyrje në kohë, të jeni të sigurt. Tashmë kauza e zgjedhjeve të lira e të ndershme nuk mund të kthehet pas, pavarësisht se mund të “dënohet” më 30 qershor. Do të jetë vetëm një rrëzim, ndoshta i domosdoshëm, përpara realizimit përfundimtar. Këtë gjë e tregoi mrekullisht protesta masivisht e bukur e ditës së djeshme.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38