Flash News

KRYESORE

Asgjësohen 123 bimë kanabis, policia shpall në kërkim 27-vjeçarin

Asgjësohen 123 bimë kanabis, policia shpall në kërkim

Policia e Krujës ka asgjësuar sot 123 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe ka shpallur në kërkim një person.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë kanë vijuar edhe ditën e djeshme zbatimin e planit të masave për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në bazë të informacioneve të disponuara nga strukturat policore gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mallkuq, Njësia Administrative Bubq u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 52 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se kultivues është shtetasi A.U. 27 vjeç, i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq , Njësia Administrative Cudhi u gjetën dhe asgjesuan me anë të djegies 71 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

 

Të fundit